Berisha mbledh kandidatët e Këshillin Kombëtar: Besoj se KQZ-ja nuk do të luajë me procedurat

Sali Berisha do mbledhë kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Vulën e PD e ka Enkelejd Alibeaj, Berisha tha dje gjatë një mbledhje me deputetët se sot do të dorëzojë dokumentet në KQZ për regjistrimin në zgjedhje.

Berisha kërcënoi edhe KQZ-në, ku tha se duhet ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe se nuk duhet të lozë me një procedurë të tillë.

Kjo situatë e krijuar është një skemë e mirëpërgatitur nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Bashën, duke thënë se ky i fundit kishte në plan të autorizonte Alibeajn si kryetar partie.

Po ashtu në orët e pasdites Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

SHKARKO APP