Berisha mbledh kandidatët: Rama nuk do të shpëtojë kurrë nga PD-ja

Kreu i PD-së, Sali Berisha po zhvillon mbledhje me kandidatët për kryetarë bashkie në selinë blu, në një kohë që vula sipas Apelit është tek Alibeaj.

”Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pasur një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD”.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha është shprehur se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rigjykim të çështjes së vulës së PD, është kryeministri Edi Rama.

”Personaliteti juaj i pëlqyer, i respektuar nga qytetarët e bashkive ku ju keni konkurruar, ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë.

Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD-ja e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjet sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë. Me këtë akt, Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë sepse është një kufomë që kundërmon në Shqipëri, Ballkan, në SHBA dhe kudo në botë”.

SHKARKO APP