Berisha mbledh Këshillin Kombëtar këtë të shtunë, thirrje grupit të Bardhit që t’i bashkohen riorganizimit në terren

Sali Berisha edhe pse tashmë pa imunitet dhe në rrezik arrestimi, nuk ka ndaluar me aktivitetin politik. Këtë mbrëmje ai thirrje Kryesinë e Partisë në selinë blu. Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje, demokratët kanë vendosur thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Në mbledhje është vendosur që të bëhet një riorganizimin në terren, duke caktuar katër koordinatorë, për katër rajonet e Shqipërisë, në veri, jug, qendër dhe Tirana, rajon më vete.

Kryesia ia ka bërë thirrje grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit që t’i bashkohen riorganizimit në terren. Këta të fundit ishin sot të pranishëm në sallën e Kuvendit kur u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, por në protestë ashtu edhe siç pritej, munguan.

Pas mbledhjes së të enjtes pritet të ketë takime intensive të Flamur Nokës, Oerd Bylykbashit dhe Edi Palokës, si grup-drejtues të PD-së në çdo degë dhe qark. Katër koordinatorët do të jenë një strukturë e re organizative.

SHKARKO APP