Berisha mbledh Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Komisionin e Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se çështjet që do të diskutohen në këtë mbledhje kanë të bëjnë më deklaratën e ambasadores Yuri Kim një ditë më parë e cila njohu Enkelejd Alibeajn si ushtrues të detyrës së kryetarit të PD.

Një tjetër çështje që pritet të diskutohet ka të bëjë me situatën aktuale të PD dhe mundësinë e bashkimit të saj. Priten gjithashtu diskutime lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar. Një tjetër çështje që do të jetë në rend për t’u diskutuar lidhet me riorganizimin e partisë në bazë, me zgjedhjen e kryetarëve të degëve që pritet të mbahet më 20 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?