Berisha mbledh Kryesinë e PD-së: Në Primaret votuan 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e partisë, dhe në fokus janë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Teksa foli për Primaret, nga ku dolën edhe kandidatët zyrtarë, Berisha tregoi se kanë votuar 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.
”Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror.
Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion.
Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera”.