Berisha mbledh Kryesinë e PD-së: Rama e ka të qartë që nuk mund të bëjë dot pazare me opozitën e vërtetë

Sali Berisha nuk dorëhiqet. Pas Kuvendi i hoqi imunitetin, mblodhi kryesinë e partisë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se imuniteti iu hoq, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë që siç tha ai regjimi të mos përballet me opozitën. Teksa hodhi akuza ndaj kryeministrin, Berisha deklaroi se Rama e ka të qartë që nuk mund të bëjë dot pazare me opozitën e vërtetë.

”E vërteta është se ne si opozitë, jo për dëshirën tonë, por për ndërhyrjet dhe përpjekjet për të lënë Shqipërinë pa opozitë faktikisht, kaluam një periudhë shumë të vështirë, por përsëri me gjithë vështirësitë e mëdha, me gjithë forcën e madhe të korrupsionit transnacional, korrupsion i cili u përdor për shkatërrimin e opozitës shqiptare, kjo nuk ndodhi dhe opozita erdhi duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë.

Ne nuk lëvizim nga parimet tona, nga programi ynë, nuk lëvizim nga orientimi ynë euroatlantik. Nuk ngatërrojmë dhe nuk konfondojmë akte të shkëputura nga vlerat universale të partnerëve tanë euroatlantikë të qytetërimit perëndimor. Lidhja jonë me këto vlera është genuine në kuptimin që e gjithë doktrina moderne e identitetit tonë kombëtar është e ndërtuar mbi këto vlera dhe ajo garanton vokacionin perëndimor të PD dhe kombit shqiptar. Natyrisht, reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë.

Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator. Në tërësi është vështirë të ndash hajdutin nga diktatori dhe hajdutin nga diktatori sepse diktatorit i duken të gjitha pronë e tij dhe ndjehet i lirë të vjedhë, të shpërdorojë dhe të abuzojë mbi pasuritë e shqiptarëve. Por problemi më themelor është sepse ai ka arritur të konfiskojë votën e lirë të shqiptarëve dhe pikërisht me këtë mekanizëm ka vrarë pasivisht shpresën te qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

SHKARKO APP