Berisha mbledh kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë: Primaret dhe protestat

Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë mbrëmje po zhvillon një mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë. Ky takim vjen në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2023. Në fjalën e tij, Berisha tha se primaret dhe protestat janë dy detyrat më të rëndësishme.

“Unë kam bindjen se nga mëngjesi deri në darkë, shumica e atyre që ju takoni u pyesin se ku i keni protestat, pse nuk ka, pse i shtytë protestat dhe ata kanë shumë të drejtë.

Nga ana tjetër, ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshimin dhe konkretizojmë në këtë periudhë një hop të madh cilësor në ndryshim, është zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve, në mënyrë që zotimin para shtetasve tanë dhe shqiptarëve ta shndërrojmë në realitet, me gjithë vështirësitë, por me bindjen më të thellë se ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Berisha.

SHKARKO APP