Berisha mbyll fushatën madhështore në Shkodër: Të dielën votoni për pranverën e shpresës së madhe
Pas Ramës dhe Bashës, edhe ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi Shkodrën për të bërë mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të dielë, në 6 bashkitë e vendit.
Teksa tha se kandidati i ”Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia do të jetë shërbëtor i Shkodrës, po ashtu Berisha kërkoi nga shqiptarët që të votojnë për pranverën e shpresës së madhe.
”Shkodra është një mrekulli e pashoqe për shpirtin e njerëzve të saj. Votoni për një pranverë shprese të madhe, për të dëshmuar mbështetjen e saj të fuqishme për opozitën e fuqishme. Votoni për të çelur dyert për zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare që kanë një zgjedhje vendimtare.
Vota e Shkodrës është votë për shpresën, për besimin për të ecur të sigurt drejt fitores përfundimtare. Sot në të njëjtën kohë dhe orë pengmarrësi kishte marrë edhe pengun me vete. Ishte e shëmtuar se si kishin ardhur në ndihmë të njërit tjetrit.
Thirrja ime për të gjithë qytetarët e Shkodrës, votoni Bardh Spahinë, kandidatin e ”Shtëpisë së Lirisë”, do të jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji”.