Berisha mbyll fushatën në Tiranë: Shqiptarët do të votojnë ndryshimin, i kemi bindur

Me koncert dhe me entuziazëm, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë mbyllur këtë të premte fushatën elektorale në Tiranë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh i sigurt se ia kanë dalë të bindin shqiptarët për të votuar më 14 maj kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë. Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Ne ia dolëm të bindim shqiptarët. Ne ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj të votojnë ndryshimin”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP