Berisha: Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj

Berisha tha sonte se “20 shkurti nuk është thjeshtë një ditë proteste.

Në 20 shkurt ne i provojmë botës se Shqipëria është gati për Europën.

Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa.

Me 20 shkurt ne do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe pikënisje e parë e kësaj mosbindje të fuqishme jeni ju, misionarët e  ndryshimi, shpresës, sepse ju ndriçuar fatin e Shqipërisë në orët më të zeza të demokracisë shqiptare.

Ju si europianë të vërtetë morët mbi shpatulla opozitën e sulmuar dhe e shpëtuat atë nga fundi fatal.

Zoti ju bekoftë ju, qëndrestarëve të pamposhtur.

Zoti i bekoftë misionarët e 20 shkurtit, demokratë, të paparti dhe socialistë të zgjënjyer, dhe çdo shqiptar që me 20 shkurt do të firmosë historinë, fatin e vet, fatin e Shqipërisë”- përfundon Berisha.

SHKARKO APP