Berisha me demokratët: Basha tradhtoi votën tuaj, sot ka marrë një vendim stalinist

Në Lushnje lideri historik i PD-së, sali Berisha mblodhi demokratët rreth ”Foltores”, ku akuzat për Lulzim Bashën nuk munguan. ”Ai ju tradhtoi ju, votën tuaj, dhe sot ka marrëveshjen për të shndërruar Partinë Demokratike në ministrinë e narkoshtetit. Nuk vjen dot tek ju ai, një njeri që ka frikë si mund ta rrëzoi Ramën, përkundrazi ai është peng i Edi Ramës”.

Ai bëri edhe një shembull të sotëm në lidhje me garën në Forumin Rinor të PD-së. “Shoh lajmet se sot ai ka vendosur, pa pyetur udhëheqjen e të rinjve të PD, krijimin e një komisioni për zgjedhjet e Forumit Rinor, një akt stalinist i turpshëm. Forumet kanë parimet dhe pavarësinë e tyre. Kryetari pa parti po vepron si Enver Hoxha, madje ai e ndiqte ndonjë procedurë. Foltorja është para se të gjithash për të shndërruar partinë në shtëpinë e lirisë dhe të vendosim rregullat brenda nesh”.

Po ashtu Berisha vijoi ku tha se ”Foltorja nuk i drejtohet kundër aleateve dhe partnerëve, ose demokratëve që nuk e mendojnë si ne, është një lëvizje konservatore për të shpëtuar opozitën nga rrënimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?