Berisha me demokratët në Lushnje: Rama bëri gjithçka për të ecur drejt Beogradit dhe jo BE-së

Nga takimi me demokratët në Lushnje përmes ”Foltores”, lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk bëri përpjekje për të ecur drejt BE, por drejt Beogradit. Ai shtoi se në këto 8 vite Rama ka shuar shpresën e çdo shqiptari.

”Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion, u shndërrua në qendër operacionale për krimin e organizuar. Të gjitha dyert e Europës u mbyllën për ne për këtë arsye. Edi Rama në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, bëri gjithçka për të ecur drejt Beogradit.

E shndërroi veten në një Vasal të Beogradit. Në vend të procesit të Berlinit e zëvendësoi me nismën e Beogradit, e quajti Minishengen fillimisht dhe e ndaloi menjëherë Europe, dhe i dha emrin e multimiliarderit e Jeorge Soros, promovuesin e Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë këto zhvillime, opozita shqiptare ishte e paqenë, ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveria në këto tetë vite, nuk sosi dot asnjë veprim të ndërmarrë dhe dështoi totalisht. Në këto 8 vite nuk ndezi asnjë shpresë, por shoi shumë shpresa dhe më duhet të të them se si njeri i fikur (Lulzim Basha) që je s’mund të ndezësh as shpresë te vetja jote”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?