Berisha me demokratët në Vaun e Dejës: Nga deputetët te kryeministri do të zgjidhen me primare

Me demokratët e Vaut të Dejës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryetarët e bashkive, këshilltarët, deputetët dhe kryeministri i vendit do të zgjidhen me votën e demokratëve në primare. Për të kurrë Partia Demokratike nuk do respektonte votën e lirë të shqiptarëve nëse nuk respekton votën e lirë të anëtarëve të saj.

“Do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, por këshilltarët, deputetët tuaj, por në një të ardhme të afërt do zgjidhni edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika korruptive dhe autoritare, praktika e emërimeve nga lart, e zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin. Emërimi do jetë atribut i vullnetit tuaj të lirë për çdo zyrtar që ju përfaqëson ju.

Primaret rikthejnë te anëtarësia votën e lirë. Rikthen dinjitetin e tyre. Njeriu që nuk voton i lirë, ka dinjitetin të shkelmuar dhe ju këtë nuk e meritoni kurrë. Njeriu që nuk voton i lirë, ndërgjegjen e tij e ka të lënduar sepse i detyrohet, imponohet të besojë apo të pranojë ato që i dikton bosi i tij tashmë i larguar nga vlerat e lirisë”.

SHKARKO APP