Berisha me mbështetësit në Durrës: Krijojmë ortekun e përmbysjes së regjimit!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Durrësit nga ku ka deklaruar se sot nis “aksioni i fitores”.
Sipas tij aksioni i opozitës në parlament ka nisur pasi Rama, të cilin e cilësoi si “horr shteti”, nuk lejon që deputetët opozitarë të paraqesin ligje.
“Sot nisim aksionin tonë të fitores. Nisim sot aksionin me të cilin do të kundërshtojmë dhe do mbjellim shpresën dhe do të krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit komunist.
Edi Rama është një bandit pa asnjë moral e asnjë parim, që iu thotë juve që përmbysët diktaturën se kë do të mbështesni. Ju na shihni aty në parlament, ka një muaj që ne, për ju, kemi filluar protestën. Ky horr i shtetit nuk na lejon të paraqesim ligje”, u shpreh ai.