Berisha me mësuesit: Nën qeverisjen e Ramës, arsimi është viktima më tragjike e diktaturës së dytë

Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se me qeverisjen e tij, arsimi ka qenë viktima më tragjike e tij. Në takimin me mësuesit për ditën e 7 marsit, Berisha tha se shkolla e drejtorëve dhe portali mësues për shqiëprinë sollën edhe rrokullimën e sistemit arsimor në vend.

”Në këtë regjim, diktaturë të dytë, arsimi ka qenë dhe viktima më tragjike e tij. Mësuesit u degraduan, u zëvendësuan me patronazhistë. Rrogat e tyre në vend që të ndiqnin trendin sot nuk kanë të kompensuar as gjysmën e inflacionit 12-vjeçar. Një shkollë drejtorash, si shkollë partie. Një portal që quhet ‘Mësues për Partinë’. Të gjitha këto së bashku, sollën rrokullimën e madhe të sistemit jetik, më të rëndësishëm për një komb, në rrugën e tij drejt përparimit, progresit”,-tha Berisha.

Sipas Berishës gjatë viteve të qeverisjes së Ramës janë mbyllur 760 shkolla dhe numri i studentëve ka rënë me mbi 60 mijë. Kreu demokrat u ndal edhe te shpopullimi, duke akuzuar kryeministrin Rama që e ka patur mision të tij shkatërrimin e kombit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kombi nuk është goditur kurrë në materien e tij, në qenien e tij nga asnjë pushtim, nga asnjë pushtues, nga asnjë fatkeqësi natyrore, nga asnjë luftë, siç është goditur këto 12 vite të qeverisjes së një njeriu, i cili ka patur mision shkatërrimin e këtij kombi. Ka patur si mision dhe ka, shkatërrimin e këtij kombi. Edi Rama përbën ndofta antishqiptarin më të zi të historisë”,-shtoi më tej Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?