Berisha: Me mua në pushtet do të ishin hapur negociatat me BE-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në ”Opinion”, thotë se nëse do të ishte kryeministër Shqipërisë t’i ishin hapur negociatat me BE. Berisha akuzoi qeverinë se ka kapur të gjitha pushtetet e vendit dhe se kjo gjë kë ndikuar që BE të mos hap negociatat me vendin tonë.

”Isha president me kompetenca ekzekutive dhe më lejohej që me atë kuadër kushtetues të bëja fushatë elektorale. Nëse Sali Berisha do ishte në pushtet negociatat do të ishin të hapura prej kohësh, për faktin e vetëm se unë siç zbatova nga 2005 në 2013 kushtet, unë do zbatoja kushtet dhe kriteret”.

Kurse sot kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se javën e ardhëshme do të mbahet tryeza e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, dhe mediat kanë zbuluar se takimi do të mbahet më datë 7 korrik, ditë ku është edhe protesta kombëtare e PD-së.

SHKARKO APP