Berisha me sytë nga 20 shkurti, fton fermerët të vijnë me kamiona dhe zetora në Bulevard!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij në tubimin e përnatshëm në rrugën “Mustafa Matohiti” se dita e protestës së 20 shkurtit po afron.

Berisha u shpreh se kjo datë do të shënojë fundin e “narkodiktaturës, të Edi Ramës dhe regjimit të tij”.

“Protesta juaj ka një rrezatim të fuqishëm në të katër anët e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kudo në Shqipëri sot zien pakënaqësia e madhe ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por miqtë e mi, kjo protestë ka tmerruar Edi Ramën, i cili çdo natë lën çdo gjë dhe ngulet para protestës me shpresë se do gjejë ndonjë ngushëllim.

Pra, 20 shkurti po afron. Është dita juaj, dita e shqiptarëve, dita e fitores. Është fundi i narkodiktaturës, fundi i Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Mos të harrojmë, Shqipëria në Europë është vendi me peshën më të madhe në ekonomi nga bujqësia. Dhe bujqësia e saj po shkatërrohet nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

I garantoj fermerët se PD me programin e saj do ndalojë rrokullisjen, do stopojë të keqen që i ka kapur ata, do shënojë kthesën e vërtetë. Do rrisë subvencionet, të paktën nga e sotmja me 8 herë.

Do garantojë shërbimet, do garantojë cilësinë e inputeve, do garantojë taksën e ndershme të barabartë në blerje dhe shitje, do garantojë subvencionin për njësi prodhimi, do nxisë eksportet e tyre, do mbrojë prodhimet e tyre. Fermerë shqiptarë, 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni, është dita të fitoni ju, të fitojë Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?