Berisha: Mediat e mëdha na censurojnë, por ne do të fitojmë

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve dhe jo vetëm, që të ftojnë të gjithë qytetarët për t’ju bashkuar ‘Shqipërisë Madhështore’.

‘Mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi, por askush nuk na pengon të ftojmë çdo qytetar në Shqipërinë Madhështore’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet të Qarkut Lezhë.

Sali Berisha dorëzoi pushtetin në mënyrën më të vendosur kur humbi zgjedhjet, dhe në vendimin e tij e dorëzoi në mënyrë përfundimtare.

E dorëzoi me një bilanc pavarësisht me plus-minuset, por shqiptarët shënuan një arritje jete, kur lëvizën pa viza në Europë.

Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u anëtarësuan në NATO.

Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u transformua infrastruktura e vendit, kur Rruga e Kombit bashkoi vendin.

Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të mesme të larta.

Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga interneti 4% e penetrimit të tij, në 63%.

Por edhe një arritje jete ishte kur u ndanë nga errësira, nga terri, nga gjeneratorët që gumëzhinin në çdo qoshe pallati.

Hajde këtu e thuaju pak shqiptarëve çfarë arritje jete patën këto 12 vite, Edi Rama. I vodhe, i vodhe dhe vetëm i vodhe.

Çfarë arritje jete është djegësi i Tiranës që zhduke 130 mln euro. Janë 812 mijë pensione të zhdukura.

Çfarë arritje është, thuaju pak ndërtimi i rrugës me çmim të 10-fishtë të krahasuar me periudhën e mëparshme.

Çfarë arritje është ndarja e një rruge 13 kilometra në 14 kontrata dhe ndërtimi i saj me një çmim 6-10 herë më të madh se në Kroaci.

Prandaj ky pushtet i yti bazohet në vjedhjen, në drogën dhe në largimin masiv të shqiptarëve.

Në vitin 2013 Shqipëria po rritej nga viti në vit, në popullatën e vet. Kështu që e vërteta është se ke qeverisur 12 vite si kryeministër, kam qeverisur 8 vite si kryeministër. Hajde ti bëjmë njëherë këto hesape.

Por ka një moment tjetër. Nuk i jam rikthyer, kurrë për ambicie personale, as dhe interesa personale, jo, jo, absolutisht.

Por jam kthyer për këto arsye.

Së pari, për atë çka një shqiptar i thotë vetes shqiptar.

U ktheva kur e pashë se donin që shqiptarëve të ua bënin listën e deputetëve në parlament dhe jo ata.

U ktheva kur pashë se donin që ju populli i mrekullueshëm, partisë që keni votuar të ja caktonin kryetarin dhe shih si e kanë bërë tani, si e sjellin vërdallë.

U bëj thirrje të gjithë demokratëve të Lezhës, nga 1990 e gjer sot, të bashkohemi s’keni asnjë punë me atë, asnjë lidhje. Lërjani Edi Ramës, lejeni te edi Rama.

Pra ti marrim gjërat me radhë.

U ktheva për atë që ju besoni, për atë çka unë besoja.

Se unë besoja se kombi, vendi duhet të ketë një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë false, jo opozitë të kontrolluar.

Bënë betejën më të ulët, më të poshtër, por fituam, fituam dhe do të fitojmë.

Ja ku jemi.

Ndaj dhe le të ecim miqtë e mi këtë muaj që na ka mbetur me këtë program. Të trokasim tek çdo qytetar.

Ne mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi si i ati, Havzi Nelën. Përpiqet me çdo kush të na ngushtojë komunikimin, por nuk mund të na pengojë kush në botë të takojmë çdo lezhjane e çdo lezhjan. Socialist, pa parti çfarë do që të jetë, ta ftojmë në këtë program, ta ftojmë me këtë program të bashkohemi së bashku për Shqipërinë Madhështore me 11 maj.

Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

SHKARKO APP