Berisha merr në mbrojtje Flamur Nokën

Pas tensioneve në Kuvend, Sali Berisha ka dalë jashtë sallës për të folur para mediave.

Ai ka thënë se Rama është shprehur para një ambasadori të rëndësishëm, se vrasësit në listat e deputetëve i ka marrë nga veriu dhe ata kanë qenë me PD-në.

Sipas Berishës, ky është racizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha tha se këtë ia ka thënë vetë ambasadori, por nuk e ka nxjerrë emrin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ndërkohë është pyetur edhe për rastin e Flamur Nokës.

Berisha e ka marrë në mbrojtje, duke thënë se Noka ka shpëtuar që nuk mori ndonjë plumb ballit dhe është gjallë, pasi në atë kohë ishte në fuqi ligji i Ramiz Alisë që ndalonte kalimin e kufirit.

Por, Berisha i është shmangur thelbit të debatit, faktit pse Noka nuk e ka përmendur këtë gjë në vetëdeklarimin e dekriminalizimit.

Nuk ka folur as për atë, që Nokës i është kërkuar të bashkëpunojë me UDB-në.

Ndërkohë, ndryshimin e datës së lindjes së tij, Berisha e ka cilësuar thjesht një teknalitet. TEMA

PS-Bashës: Merru pak me Flamur Nokën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?