Berisha: Mësuesit në Shqipëri po hiqen nga puna për një status në Facebook
Në takimin me ekspertët e arsimit dhe me mësuesit, Sali Berisha tha se këta të fundit hiqen nga puna për një status në Facebook. Sipas kreut të PD-së që nga viti 2013 e deri më sot, Shqipëria ka 203 mijë nxënës e studentë më pak.
”Kemi një zhvlerëesim, një mospërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi, që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit.
Gradualisht është spostuar edukuimi i bazuar në vlera, në liri, në dijnitet, atdhetari me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat, në nënshtrimin.
Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Trajtimi i tyre material është i papranueshëm”.