Berisha: Mimoza Boçari u arrestua edhe në ’90-n për protesta

Sali Berisha duke reaguar për protestën e djeshme, ka thënë se gruaja që u qëllua nga polici, është arrestuar edhe në janar të vitit 1990, pasi lajmëroi për orarin e protestës kundër regjimit komunist.

Sipas Berishës, ajo u godit dje në shenjë hakmarrje për protestën e ’90-s.

“Edvin Kristaq Rama, Mimozen, qe ti godite dje si kafshe me çunat e tu te krimit sepse po protestonte paqesisht ne mbrojtje te mushkrive tona dhe kunder teje, eterit e tu e arrestuan mjeken e re ne janar te vitit ’90, sepse njoftoi ne spital koleget e vet per oren e protestes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shuplakat dhe grushtat tuaja, me kriminelin tend te radhes, ne fytyren e saj pas 25 vitesh deshmojne shpirtin tend katran dhe primitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turp dhe njemije here turp per ty sadist hakmarres”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?