Berisha: Misioni i 14 Majit, identik me atë të vitit 1992. Regjimi i Ramës është ai i një pushtimi të brendshëm

Sali Berisha gjatë prezantimit të Miftar Dautit si kandidat i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Hasit, tha se më 14 Maj ata në një mision të madh, një mision identik me atë që ata ishin në vitin 1992, për tu ndarë nga monizmi i dytë.

”Hasi dhe hasjanët e kanë të freskët dhe nuk e harrojnë kurrë vuajtjet, kalvarin e monizmit të parë që bazohej në doktrinën marksiste-leliniste, kasaphanën e luftës së klasave, hiperkolektivizmin e çmendur. Por monizmat nuk janë vetëm ideologjik. Historia e njerëzimit ka faktuar se monizmat janë katastrofat më të mëdha që kombet përjetojnë në historinë e tyre”, theksoi lideri demokrat.

Nga ana tjetër, Berisha theksoi edhe se regjimi i Ramës është regjimi i një pushtimi të brendshëm.

“Sot pas 32 vitesh, një njeri, një lloj si në vitin 1990, ka në dorë të gjitha pushtetet, ka në dorë çdo gjë në këtë vend. Kontrollon çdo pushtet. Për këtë njeri, kushtetuta nuk ekziston, ligjet nuk ekzistojnë, normat morale nuk ekzistojnë. Ky njeri sillet ndaj shqiptarëve, ndaj hasjanëve si një armik i egër i tyre, regjimi i tij është regjimi i një pushtimi të brendshëm”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP