Berisha: Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare, e cila përfundoi për 17 minuta.

Berisha tha se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.

“Për marrjen e pushteteve të Parlamentit dhe bllokimin e të drejtave Kushtuese të deputetëve, ai do të trajtohet si puçist. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë si i kishin venë 15 veta në një derë. Asgjë nuk do e ndalë aksionin politik të opozitës. U detyruan të vepronin kështu. Kjo ishte seancë e turpit, janë mëkatarë, ata që folën sot sidomos”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?