Berisha, myslimanëve: Mos pyesni Ramë mafiozin, por nesër mbushni sheshet për Fiter Bajram!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me ashpërsi, ndalimin nga kreu i Qeverisë, të faljes në sheshet e qyteteve, të Fitër Bajramit, festës më të madhe të besimtarëve myslimanë.

Berisha e ka konsideruar vendimin e Edi Ramës, “një akt prej narkodiktatori ateist” dhe i ka drejtuar një thirrje, krerëve të këtij besimi.

“Në një akt prej narkodiktatori ateist dhe në traditën e etërve të tij barbarë të urrejtjes së besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me një fjali në Fb kërkon të ndalojë faljen e Bajramit, festën e besimtarëve myslimanë që mbyll muajin e madhnueshëm të Ramazanit,” – shkruan Berisha në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim diktatorial dhe atesit, u bëj thirrje besimtarëve myslimanë të mbushin nesër sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, t’i luten të Madhit Zot dhe të falin Bajramin.

Swiss Digital Mobile Reklama

U bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve, të udhëheqin me urdhër të Të Gjithfuqishmit, lutjen e besimtarëve dhe të mos i tradhëtojne ata si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të Sulltan Salep Surrelit që kërkon të dalë këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshëm, ka përfunduar ish-kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?