Berisha në arrest shtëpie, reagon Flamur Noka: I keni bërë llogaritë gabim
Deputeti i PD Flamur Noka ka reaguar për arrestin me burg për Sali Berishën.
Noka e cilëson të paligjshëm arrestimin e tij, dhe thotë se ‘llogaritë janë bërë gabim’.
“Me vendimin e sotëm, Drejtësisë Politike mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Evropës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i opozitës Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt e pa asnjë provë …thjesht sepse në liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës së pushtetit. Arrestohet sepse po i diskretitonte çdo dite e me shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjëll Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundërshtareve të Regjimit.Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O Sot o Kurrë..”-shkruan Noka.