Artan Hoxha: SPAK mund ta mbajë të mbyllur deri në zgjedhjet e 2025!

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për seancën e sotme ndaj Berishës dhe Malltezit, ku u lanë në arrest shtëpie. Hoxha tha se SPAK mund ta mbajë Berishën të mbyllur në banesë deri në zgjedhjet e vitit 2025, duke goditur në këtë mënyrë opozitën.

”Berisha sot e bëri Dumanin telef, copë copë. Vërtet ka afate kur ke të hetuar me masë sigurie dhe ajo të detyron ta çosh dosjen në gjykatë. Por prokurorit i lind e drejta të kërkojë edhe shtyrje afati.

Mund të të mbajë edhe 2 vjet prokurori atje, edhe vijnë zgjedhjet, kalojnë. Me këtë mënyrë si po veprohet dhe këtë shoh me skepticizëm, në këtë mënyrë procesi mund të zgjatet dhe zoti Berisha të mbetet në arrest shtëpie. Është njëlloj si arresti me burg”, tha Hoxha.

SHKARKO APP