Berisha në Cërrik: Rama kalon nga afera në aferë, oreksi vjen duke ngrënë
Këtë të mërkurë, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë” në Cërrik. Para mbështetësve të tij, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama kalon nga afera në aferë, teksa përmendi portin e Durrësit si edhe inceneratorët e mbetjeve urbane.
Ai tha me ironi se në rastin e Ramës “oreksi vjen duke ngrënë”, teksa shtoi më tej se ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj tha në lidhje me “djegësat” se nuk e lëvizi ai qeverinë, por se ishte kryeministri.
”Oreksi vjen duke ngrënë, i tillë është dhe Edi Rama. Kalon nga një aferë në një tjetër. Merrni djegësat. 420 milionë euro, që të gjitha vepër e tij personale. Për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 orëve 17 dokumente nga institucionet. Burokracia nuk është kurrë e rrufeshme. Arben Ahmetaj tha nuk e lëviza unë qeverinë, e ka lëvizur ai tha. Sigurisht e ka lëvizur Rama dhe firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin që nuk lejon firmosje në negociata të fshehura”,-tha Berisha.