Berisha: Në Fier po sabotojnë kamerat, kryetari po fsheh ngjarjen

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar sërish për ngjarjen në Fier. Këtë herë ai ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook, një mesazh të dërguar nga Fieri, në të cilin shpjegohet se si njerëz të dërgura nga Armando Subashi po mundohen të nxjerrin jashtë funksionit kamerat e spitalit të Fierit për të fshehur krimin e rëndë ndodhur një natë më parë. “Narkoshteti në shërbim të kriminelëve për të mbuluar gjurmët e krimit!”, duke publikuar mesazhin e qytetarit që ka mbërritur në adresë të tij.

Në mesazhin dërguar Berishës thuhet se në spital ka qëlluar me armë zjarri Qerem Braçja, i cili i ka marrë armën punonjësit të patrullës së policisë.

Berisha shkruan gjithashtu se në Spitalin e Fierit po prishet sistemi i kamerave, duke akuzuar kryebashkiakun Armando Subashi se ka çuar njerëzit e tij për ta kryer këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë i Berishës:

Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojnë qytetarë dhe përgjakin spitalin e Fierit.

Policia po manipulon cdo gje

Deshmite jane flagrante

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.

Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.

Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.

Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.

Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.

Postimi tjetër i Berishës: 

Narkoshteti ne sherbim te krimineleve per te mbuluar gjurmet e krimit!
Prishet sistemi i kamerave te urgjences qe fillmoj nipin e Ruçit kriminelin Qerem Braçi tek i merre revolen policit dhe qellon mbi qytetaret,plagose rende dy prej tyre.

Lexoni mesazhin e ardhur mbreme vone te qytetarit dixhital. sb

Doktor ne keto momente ne spitalin e Fierit po prishin sistemin e kamerave qe te duken sikur kane kohe qe nuk fuksiononin,vete Armando Subashi ka cuar njeri te besuar per kete pune,te lutem anonim jo se kam frike nga keta Komunista se pa pune jam por per njerzit e families!

12
1

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?