Berisha në Fushë-Arrëz: Kandidatët tanë kanë marrë mbështetjen e të gjithë popullit opozitar

Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fushë Arrëz, Hil Curri. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kandidatët e koalicionit “BF” kanë marrë mbështetjen e të gjithë popullit opozitar. Për kandidatin Hil Curri, kryedemokrati Berisha ka thënë se ai është kandidati i votës dhe dinjitetit të tyre.

”Këto zgjedhje në të vërtetë, më shumë se çdo zgjedhje tjetër ndonjëherë që nga 1992, janë zgjedhje në të cilat, çdo shqiptar, demokrat, socialist, i paparti, voton për veten e tij në radhë të parë, voton për fëmijët e tij, për të ardhmen e këtij vendi, dhe kjo duke votuar për Hil Currin.

Janë vota për veten tuaj, sepse Franc Tuci kandidon, më falni, kandidon dhe nuk ka sot një socialist në Fushë Arrës, që mund të na thotë këtu, se e kam propozuar unë Fran Tucin, apo e kam votuar unë Fran Tucin që të rikandidojë.

Kandidon pasi ai me fondet e demokratëve, socialistëve, të paparti, ka krijuar parajsën e vet, të enturazhit të tij dhe ka injoruar tërësisht problemet e mëdha të qytetarëve të Fushë Arrësit, të të rinjve, burrave dhe grave të kësaj bashkie dhe qyteti”.

SHKARKO APP