Berisha në izolim, Bardhi mbledh grupin e PD-së. Zbardhen detajet

Në një kohë që lideri i grupit, Sali Berisha është në izolim si pasojë e masës së sigurisë ”arrest shtëpie”, nesër Gazment Bardhi do të mbledhë grupin parlamentar të PD-së.

Mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në sallën e grupit parlamentar në Kryesi. Kujtojmë që sot pati edhe një përplasje në distancë mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës.

Bardhi komentoi konferencën e Bashës, duke thënë se po jep leksione boshe, ndërkohë që ka 12 vite që partinë e mban në opozitë. Basha më pas u përgjigj duke i thënë se nuk pranon të bëhet pjesë e një konflikti në PD, që do ta donte ve@ Edi Rama.

SHKARKO APP