Berisha në izolim, Bardhi merr ”frenat” e PD dhe tregon aksionin në Kuvend

Tashmë që Sali Berisha është në izolim në banesë, ”frenat” e PD-së në Kuvend do ti marrë kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Ai tha gjatë mbledhjes së grupit se opozita duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një sërë ligjesh. Po ashtu ai tregon se çfarë do të ndodhë me aksionin e PD-së në Kuvend dhe raporti me aleatët.

”Aksioni ynë në Kuvend do të vazhdojë edhe ditën e hënë, edhe në çdo seancë, derisa të përmbushen kushtet tona. Pra dita e hënë, 15 janar kemi protestë. Mbi formën dhe nëse është momenti për përshkallëzim mund të diskutojmë. Nga ana tjetër, kemi dy çështje që duhet ti dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese.

E para ligji special për grabitjen e Portit të Durrësit dhe faljen e pronës publike. E dyta, ligji për tatim fitimin për profesionistet e lira dhe shtresën e mesme, që parashikohet të paguajnë dyfishin krahasuar me oligarkët. Këtë pabarazi duhet ta godasim në Gjykatë dhe të mbrojmë interesin e 260 mijë qytetarëve. Ddua t’ju informoj mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës. Me aleatët po punojmë për një konfederatë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë.

Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpëtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do funksionojë kjo gjë. Po punojmë për një axhendë të përbashkët opozitare me të gjithë aleatët dhe do ua bëjmë të ditur”.

SHKARKO APP