Berisha në izolim, Basha: Personalisht ndjej keqardhje të thellë, por PD-së i ka sjellë kosto

Pas një kohe të gjatë në heshtje, këtë të enjte Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat dhe ka dhënë qëndrimet për çështjet politike në vend. I pyetur për Sali Berishën që ndodhet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”, Basha tha se personalisht ai ndjen keqardhje të thellë dhe se nuk i vjen mirë.

”Kam dy reagime, njëri në rrafshin personal dhe tjetri zyrtar. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë që një njeri që padyshim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu. Çfarë kam thënë për t’i thënë ia kam thënë sepse edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të hapave për të mos ardhur deri këtu.

Në fund secili bën zgjedhjen e vet dhe duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen që ka bërë, Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij dhe pa diskutim Partisë Demokratike dhe vendit. Në rastin personal nuk kam asgjë përveç se keqardhje të thellë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike duhet të ecë përpara dhe të lënë pas të shkuarën, jo ta shkelin atë. Qëndrimi i Partisë Demokratike është që drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar. Dhe për këtë arsye kam çuar në Parlament heqjen përfundimtare të imunitetit. Si rezultat kemi rastin Arben Ahmetaj. U deshën dy javë procedura për heqjen e imunitetit, kohë e mjaftueshme për t’u arratisur. Sot dua të komunikoj për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti”,-tha Basha.

SHKARKO APP