Berisha në izolim, Pollo: Kufizimi i komunikimit, provë që SPAK ka frymëzim politik. Ja si duhet PD të veprojë
Ish-ministri Genc Pollo thotë se në çështjen ndaj Sali Berishës nuk po zbatohen vlerat kushtetuese, ndërsa theksoi se kjo ka sjellë degradimin e situatës duke cenuar jetën e gjithsecilit. Për të kërkesa e kufizimit të komunikimit gjatë arrestit në shtëpi është “provë” që SPAK ka frymëzim partiako-politik lidhur me këtë rast.
”Është e tmerrshme gjykimi fshatçe. Meqë dikush, qoftë Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama, nuk duhet të burgoset vetëm sepse ka qenë. Në vitet ’90 kishim të burgosur politikë. Patëm Fatos Nanon, sepse në retrospektivë dënimi i tij për shpërdorim detyre është shumë i diskutueshëm.
Kërkesa për kufizimin e komunikimit është një provë që kërkesa e masës së kufizimit nuk ka të bëjë me dosjen penale në vetvete dhe kjo forcon dyshimet se SPAK po vepron për qëllime politike. Privimi i kryetarit të kësaj partie nga komunikimi është provë që ka frymëzim partiako-politik.
Protestat do vijojnë si më parë, nuk do ndryshojë asgjë. Sidoqoftë, besoj se reagimi i opozitës do jetë ai që duhet të jetë dhe maksimumi. Me Berishën në zyrë apo në shtëpi nuk ndryshon gjë”, u shpreh ai mes të tjerash.