Berisha në Kamëz: Dyfishojmë rrogat dhe pensionet. Ftoj banorët që të trokasim në çdo derë

Mbrëmjen e së premtes, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë” në Kamëz, Arjan Hoxha. Berisha ka thënë se nga mitingu i Kamzës, demokratët inaugurojnë çeljen e fushatës elektorale, për të cilën ka thënë se është fushata e fitores.

Po ashtu ish-kryeministri ka ftuar të gjithë që t’u bashkohen teksa ka premtuar se do të dyfishojnë rrogat e pensionet dhe do të përgjysmojnë taksat. Berisha është shprehur i bindur se do të fitojnë duke thënë se kandidatët e tyre janë të lirisë.

”Ju bëj thirrje të bashkohemi dhe të fitojmë sepse kauza jonë është e drejtë. Këta qeveritarë na urrejnë ne dhe shqiptarët, mendojnë vetëm për vete dhe fëmijët e tyre dhe kurrë për qytetarët dhe fëmijët e qytetarëve. Ne do të fitojmë sepse kandidiatët tanë janë të lirisë. Do të vendosim standardet më të mira, do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet, do të përgjysmojmë taksat. Ligi do të jetë ligj dhe jo maliq për qytetarët dhe bandat e tyre. Kjo periudhë është betejë për ne ndaj dhe ftoj banorët e Kamzës që të trokasim në çdo derë dhe në çdo zemër”,-tha Berisha.

SHKARKO APP