Berisha në Korçë: Rama nuk mori 74 mandate, fitoren ja dha PD-ja

Nga ”Foltorja” në Korçë, Sali Berisha tha se në zgjedhjet e 25 prillit kryeministri Edi Rama nuk mori 74 mandate, pasi fitoren ja dha PD-ja. Për fitoren Berisha tha se ka shpresë, siç ndodhi edhe në 2005, ”pasi u bashkuam”.

”Edi Rama nuk fitoi, si mori kurrë 74 mandate, ja dhuruam ne. U morëm me zgjedhjet në parti. Ky përbën për mua një akt po aq të rëndë, sa mosmbrojtja e votës. Çdo zgjedhje zotohej se do të mbronte votën, dhe vota nuk mbrohej. Këto ndodhën por luftëtarin, njeriun që beson dhe ka ideale është detyrë që kur e sheh shpresën t’ia vrasin para syve, ta krijojë përsëri. 

A mund të ringrihemi ne? Po! Jemi ringritur ne në vitin 97 kur u bëmë copë-copë, por u ngritëm fuqishëm. Tani do ngrihemi edhe më shpejt, edhe më fuqishëm. Tani ne i kemi gjërat të qarta se çfarë duhet të bëjmë, jemi më të vetëdijshëm.

Kemi eksperiencë. Fituam në 2005 se u bashkuam. Nuk është se nuk kishim sherre, pasi kishim bërë gabime. Kishim përçarje, por u ngritëm mbi të gjitha këto dhe u bashkuam”.

SHKARKO APP