Berisha në Kukës: Rama vasal i Beogradit, vendi në situatë kritike
”Foltorja” e Sali Berishës është këtë pasdite në Kukës, aty ku po zhvillon takimin e radhës me demokratët. Në fjalën e tij, që në fillim Berisha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si vasal të Beogradit dhe se vendi është në krizë të thellë.
”Ne mblidhemi në momente kritike për vendin, në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës.
Duke e shndërruar në vendin e dytë më të korruptuar të botës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të Europës dhe planetin. Në vendin e braktisjes masive nga të rinjtë dhe qytetarët e saj, duke e shndërruar në vendin e mjerimit të vërtetë. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama që të qeverisë.
Ky e nis mandatin e tretë, pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit. Dua t’i çoj në mesazh Sllobodanit të ri se gjenocidi ndaj shqiptarëve do të njihet qysh nga viti 1887 deri në 1999. Përgatitu Sllobodan edhe njëherë’‘.