Berisha në Kuvend: Ndryshoni rendin e ditës, ndryshe revolucioni nuk ndalet

 

Që në nisje të seancës plenare, ish-Kryeministri Berisha ka marrë fjalën duke folur nga vendi, që Kuvendi të ndryshojë rendin e ditës, duke marrë shkas edhe protesta që po zhvillohet jashtë Parlamentit. Opozita sot proteston kundër Buxhetit 2016, të cilin e ka kundërshtuar fuqishëm dhe kërkon mos votimin e tij. Berisha i kërkoi kreut të Kuvendit Ilir Meta që të mbledhë Kryesinë me grupet parlamentare dhe të ndryshojnë rendin e ditës, për të diskutuar fillimisht për projektbuxhetin 2016.

“Kërkoj nga deputetët të përshtasin rendin e ditës me kërkesat e popullit të revoltuar. Është gabim me pasoja të rënda nëse ne nuk pasqyrojmë sot në punën e Kuvendit atë revoltë ë thellë që vërshoi dhe cau rrugët e Tiranës pikërisht kundër këtij buxheti, kundër atij zotërie që e ka shndërruar këtë qeveri në organizatë kriminale. Ndaj dhe mos mendoni se ishin flakë për celikun apo betonin, por flakë për urrejtjen që ka mbjellë zotëria e tij, ishin flakë për mjerimin që ka mbjellë në dy vjet qeverisje. Ishin flakë për lidhje e tij me Shullazin dhe krimin, për dekorimin e xhelatëve të diktaturës, për spastrimin etnik që po u bën shqiptarëve, ndaj një njeriu që s’ka asnjë program, asnjë projekt, por u tregon nga mëngjesi në dark hekurat, burgun shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj dhe mundësisht vjen një moment që njerëzit duhet të kujtohen, mblidhe kryesinë dhe vendosni për të aprovuar këtë rend dite që nuk shkon kurrkund me valën e fuqishme të revoltës. Më 8 dhjetor ja dolëm ta menaxhojmë, bëmë gjithcka që ajo mos fshihte nga vendi ku ndodheshin tempujt e urrejtjes që i ka shndërruar Edi Rama. Por durimi i qytetarëve ka një kufi, ndaj dhe është mirë të marrim parasysh kërkesat, ndryshe revolucioni demokratik s’ka të ndalur”, tha ish-Kryeministri Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?