Berisha në mbledhjen e PD/ Analisti Abilekaj: Jo negative, sot ra vendimi personal i Bashës
Pjesëmarrja e Sali Berishës në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së në një kohë që Enkelejd Alibeaj i tha që është i përjashtuar, por për analistin Enton Abilekaj është diçka jo negative. Për të përjashtimi i Berishës ishte vendim personal i Lulzim Bashës, dhe për të sot ky vendim ra.
“Arsyeja e përçarjes së PD-së është ende në PD, dhe tani që Berisha merr pjesë nuk shkon. Ky ishte vendim personal i Lulzim Bashës, pezullimi se përjashtimi ka ndodhur më pas.
Kur Basha pranoi që vendimi personal përçau partinë, ky vendim personal bie, dhe pezullimi bie. Nëse Berisha do të ishte prezantuar si anëtar i grupit parlamentar të PD-së, do të ishte shkelje.
Prezenca në sallën e PD-së nuk është shkelje, përkundrazi tregon nisje për bashkim. Ai nuk ka të drejtën për të marrë vendime. Pjesëmarrja e Berishës nuk kishte gjë të keqe, por vazhdimi i debatit, a duhet të rrijë dhe ky apo të ikë si Basha”.