Berisha në Mirditë: Qeveria e Ramës me rekordet më të zeza
Kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Mirditë ku po zhvillon takim me banorët e zonës, takim i organizuar nga Fronti i Shpëtimit Kombetar, për të diskutuar mbi dramën e shpopullimit të vendit. Në fjalën e tij Berisha tha se qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekordet më të zeza pas Enver Hoxhës. Po ashtu Berisha theksoi se edhe ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka fshirë nga postimet e tij pasi kuptoi se kush është qeveria e Ramës.