Berisha në parlament: Shqiptarë! Merrni armët dhe mbroni shtëpitë!
Sali Berisha ne parlament duke replikuar me kryeministrin Rama ne lidhje me Shullazin e banden e tij beri thirrje publike shqiptareve qe te marrin arme ne shtepi e te ruajne familjet e tyre nga bandat e qeverise.
Berisha: Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen. Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen se armatosen amerikanët, të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Të sjellim ligjin, tu japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen sigurisht hidhen se janë të lidhur me bandat, sigurinë ua japin bandat me uniformë dhe pa uniformë.
Opozita është këtu për qëndruar dhe do qëndrojë fuqishëm. Ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, lojën e armëve dhe kërcënimet ndaj opozitës jemi të gatshëm tu përgjigjemi në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë, ju dhe ata që ju japin zemër ju jeni nga më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë dhe do kërkoni vrima për tu futur dhe nuk do i gjeni dot. Nuk mundet ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mundet ju të përzëni, spastroni shqiptarët nga vendi i tyre, një mashtrues, një nastradin- e mbylli ish-kryeministri fjalen e tij.
Kjo ishte thirrje ne parlament e cila shkaktoi reagimin e ministrit te Brendshem Tahiri i cili theksoi se kjo eshte veper penale e Berishes kur beri thirrje per armatosje me arme popullit.
Kjo eshte thirrje antikushtetuese, tha ministri Tahiri, ndaj i kerkoj Prokurorit te Pergjithshem te Republikes qe te filloje hetimet ndaj deputetit Berisha per thirrje antikushtetuese. Me tej ministri Tahiri foli se beni ç’te doni duke akuzuar qeverine, por jo ti beni thirrje popullit te armatoset. Kjo eshte kriminale. Nese doni krijoni komision hetimor per mua, kur te doni dhe nese une kam faj iki qe menjehere nga detyra.Por nese Berisha del se genjen te iki nga parlamenti .
Ja se çfare tha Saimi Tahiri: Ju sfidoj publikisht nëse doni të shikoni. Verifikoni dhe shikoni kush ka vepruar dhe kush jo por me një premtim që ato letra më pas ti bëni publike dhe më pas të bëjmë bashkë me ne. Ai që nuk ka vepruar të ikë nga detyra, ai që nuk ka bërë detyrën të shkarkohet nga kuvendi. Të ngremë komisionin hetimor dhe ai që nuk ka bërë detyrën të marrin faturën. Të tjerat janë zhurmë klasike për të zhdukur barrën e përgejgjësisë. Unë nuk vras njeri për të mbajtur karrigen. Nuk vras njerëz për të mbajtur detyrën. Nuk bëhem me krimin për të mbajtur detyrën. Nuk vras ndërgjegjen time qytetare. Më gjeni një provë të vetme të lidhjes time të supozuar me Shullazin. Ngrini komisionin hetimor nëse ka punuar policia apo jo. Ngrini publikisht dhe premtoni se do bashkoni votat me ne që përgjegjësi që s’ka bërë detyrën të largohet nga detyra.
Ministri Tahiri kërkoi që prokuroria të reagonte ndaj kësaj deklarate dhe të thërriste si të pandehur ish-kryeministrin. Por çfarë parashikon Kodi Penal për thirrje të tilla? “Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, thuhet në Kodin Penal.
Pas tij reagoi Jozefina Topalli e cila sqaroi se ish-kryeministri Berisha e kishte fjalen qe te miratojme si ne SHBA me ligj qe te armatosen shqiptaret. Nuk e kishte fjalen pa ligj, perfundoi Topalli. Por Ben Blushi deklaroi se kjo qe tha Berisha eshte katastrofale per Shqiperine. Kurrsesi nuk duhet te armatoset populli, as edhe me ligji.
Pas gjithe ketyre sherreve ne Kuvend jashte salles se parlamentit doli Berisha dhe ritheksoi se duhet ta bejme armatosjen e popullsise ndaj ketyre bandave, por te bejme si ne SHBA.
Lajme të tjera, çfarë ndodhi sot në Parlament:
PS: Berisha,të përjashtohet nga Kuvendi
Shullazi, Berisha dhe bandat, qëndrimi i Tahirit në Kuvend
Blushi: Hiqni dorë nga ideja e Berishës, është katastrofë
“Tërbimi” i Berishës, zihet me gazetaren (VIDEO)
Balla: të mblidhet Byroja, verifikim mendor Berishës
Tahiri thirrje Prokurorisë: Të marrë Berishën si të pandehur!
Tahiri kundër Ramës: Kryeministri bëri lapsus