Berisha në Përrenjas: Fryma e ndryshimit po buron nga shpirti dhe zemrat e shqiptarëve
Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite të së mërkurës një takim elektoral në Përrenjas, ku prezantoi kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Suzana Topi. Duke folur për kandidaten, Berisha tha se Suzana Topi, me moralin e saj të lartë, aftësitë e saj të mëdha, me përkushtimin e madh, nderon çdo qytetar, çdo banor të kësaj bashkie, por edhe çdo shqiptar.
“Suzana është një zonjë e nderuar, një akademike, ish-deputete, një punonjëse me një eksperiencë të gjatë në banka, një familjare e shkëlqyer, ndaj dhe kam bindje se ju, se të gjithë banorët e Përrenjasit, më datën 14 do të votoni Suzana Topin, numrin 2 në listën e kandidatëve, do të votoni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, numrin 1 në listën e partive”, theksoi Berisha.
“Nuk vijnë këta, nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama, se po të vijnë ata, Edi Rama duhet të dalë bashkë me mua këtu në shesh, duhet të dalë para jush, duhet t’i kthejë xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën, sepse jeton në saraje me 5 mijë metra katrorë oborrin”, shtoi Berisha.