Berisha në protestë: U përdorën bandat, zgjedhjet u plaçkitën. Rama i priti liderët europianë si hajdut votash
Sali Berisha iu bashkua protestës, pas kthimit nga Brukseli dhe pa humbur kohë mori fjalën para protestuesve në Bulevardin Zogu i Parë. Kreu i PD-së tha se Rama i priti liderët e Europës sot në Tiranë si një hajdu votash dhe Toto Rina. Ai i garantoi mbështetësit se Rama nuk do qëndronte kurrë si hajdut votash në karrigen e kryeministrit, teksa do informoheshin të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.
Pjesë nga fjala
Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.
Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës. U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.
U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime.
Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë. Ndaj dhe u përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator.
KOHA JONË SONDAZH

