Berisha: Në PS po kacafyten me njeri-tjetrin, edhe Veliajt të tijtë ia bënë padinë
Berisha tha sonte në takim me demokratët e Kamzës se në PS ka filluar kacafytja mes klaneve. “Sot, në qoftë se ne jemi të bashkuar në respekt të plotë të mendimeve të njëri-tjetrit, ata po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ata kanë një përballje si çakejtë kundër njëri-tjetrit dhe gjuajnë njëri-tjetrin me krimet që kanë kryer vetë. Kurse ne kemi përgatitur platformën me të cilën do të ulemi të bisedojmë me çdo qytetar të këtij vendi”, tha ai.
Berisha pas deklaratës së SPAK për Veliajn, ka pohuar se e kanë paditur kundërshtarët e kryebashkiakët, që janë të shumtë në PS. Pra lideri demokrat flet se Erion Veliaj është shitur nga kryeministri Rama.