Berisha në Pukë: Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit. Rama racist ndaj veriut

Kryetari i PD-së Sali Berisha, po zhvillon një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Në fjalën e tij, ai tha se qeveria e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit. Për të pasuritë e mëdha shfrytëzohen me klientelë. Po ashtu theksoi edhe se kreu i qeverisë është racist ndaj veriut të Shqipërisë.

”Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8 herë dhe 10 herë më shumë se sa e ka koston. Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit. Pasuritë natyrore që ka nuk çmohen në të mira për qytetarët. Jeni rrethi me kontributin më të madh për energjinë në Shqipëri, ju keni rrjetin më të dobët.

Nuk përfitoni një qindarkë nga energjia që prodhohet nga ky rreth. Pasuritë shndërrohen s në vendet koloniale në një mallkim. Minierat e Munellës helmojnë Fanin. Pasuritë e mëdha shfrytëzohen me klientelë.

Qeveria hoqi rentën, një taksë nga pasuritë për t’iu dhënë komunitetit. E hoqi Edi Rama sepse me siguri i çuan valixhen me para ata që i shfrytëzojnë”, tha Berisha.

SHKARKO APP