Berisha në shesh më 7 korrik, Rama jo në Kryeministri

Grupet e punës në Partinë Demokratike, sot kanë dalë në terren për ti afruar qytetarët me protestën Kombëtare të 7 korrikut, për të cilën kryetari i demokratëve Sali Berisha e ka cilësuar si më të madhen dhe të jashtëzakonshmen. Në atë protestë pritet që të marri pjesë e gjithë PD-së, LSI dhe Presidenti Ilir Meta, dhe sigurisht QYTETARËT.

Por kuriozitet ka se ku do të jetë atë ditë, njeriu për të cilin po organizohet kjo protestë. Kryeministri Edi Rama ka axhendë të zënë më 7 korrik. Ai mund të jetë në Vlorë, pasi mund të inaugurojë hapjen e Bypassit të kësaj zone. Datën për hapjen e Bypassit Rama e bëri vetë me dije sot, në hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë.

“Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama në inaugurimin e aksit Kardhiq-Delvinë.

SHKARKO APP