Berisha në Shkodër, kryebashkiaku Spahia: Flaka jonë e lirisë të përhapet në tërë Shqipërinë

Kreu i bashkisë së Shkodrës, njëherësh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Bardh Spahia deklaroi gjatë takimin me qytetarët e Shkodrës, ku mori pjesë edhe Sali Berisha se është një përgjegjësi e madhe që do të marrë sërish besimin e qytetarëve në 14 maj”.

“1 vit më parë, së bashku ne arritëm një fitore historike, në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme. Ajo e 6 marsit të vitit të kaluar ishte fitore e njerëzve të lirë, që nuk i nënshtrohen presionit, intrigave, ndasive, përçarjes dhe mbajnë ndezur flakën e lirisë.

Jemi fokusuar në rritjen e partneritetit të bashkisë Shkodër me secilën nga përfaqësitë diplomatike dhe donatorët në Shqipëri duke shpalosur dhe krijuar mundësitë e bashkëpunimit për projekte të urbanizimit me eficiencë energjitike, ekomobilitetit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm duke shpalosur vizionin për një të ardhme evropiane ashtu siç e meriton Shkodra”, theksoi kreu i bashkisë.

Spahia nënvizoi se rëndësi e veçantë i është dedikuar turizmit, si aseti kryesor i zhvillimit të një prej qyteteve më të veçanta në rajon. ‘‘Duke u përqendruar në dy drejtime, zhvillimi i infrastrukturës në shërbim të turizmit dhe zhvillimi i produktit turistik dhe shërbimit ndaj turistëve”,-tha ai.

Në fund, Spahia theksoi edhe qëllimi është që çdo ndryshim i bërë, çdo reformë, çdo vendim i marrë të shërbejë për të krijuar mirëqenie, siguri dhe shpresë për qytetarët.

SHKARKO APP