Berisha në SPAK, Fevziu: Nuk më rezulton përgjegjës, me këtë standard shkojnë të gjithë në burg

Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK-ut ndaj Sali Berishës. Fevziu deklaroi se Berisha si ish-kryeministër nuk mund të jetë përgjegjës për vendime kolegjiale të qeverisë dhe i duket e habitshme që akuza kryesore që mund të formulohet nga SPAK ndaj tij është pikërisht kjo.

“E dëgjoj që ka një konfuzion, është nisje hetimesh, as marrje nën akuzë dhe as akuzë të përfunduar. Aq sa unë e kam parë çështjen, unë mendoj që kryeministri përgjegjësi për vendimet kolegjiale dhe vendimet e marra gjatë qeverisjes, nuk më rezulton se duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse Berisha merret i pandehur për këtë çështje, çdo kryeministër, çdo kryetar bashkie mund të shkojë në burg për çdo lloj çështje. SPAK mund të hetojë por unë nuk shoh ndonjë përgjegjësi.

Ndërsa për dhëndrin, nuk di detaje. Di që ka patur një pronë, por raportet me ndërtuesit nuk di ti them, por personi vetë duhet t’i sqarojë. Kjo jep një kosto politike, e mban opozitën aty. Përflitej që mund të kishte diçka të tillë edhe për balancat, sepse ka patur goditje nga mazhoranca. Kemi disa gjëra, SPAK është strukturë që ka besim të lartë në publik. E dyta, në këtë rast është hetim dhe jo akuzë. Është nën goditje dhe jo akuzë.

Dëgjova komentet edhe për Metën, nuk arratiset asnjë nga personalitetet politike të këtij vendi. Këta janë njerëz që përballen me drejtësinë edhe kur mendojnë se drejtësia nuk është e drejtë. Përgjegjësi të kryeministrit, dosjen që kam parë, ato 200 faqet, me aq sa kam parë, ta hetosh dakord, por të ngresh akuzë se kryeministri ka marrë vendim kolegjial”, tha Fevziu.

SHKARKO APP