Berisha në SPAK, Lulzim Basha: Të korruptuarit të japin llogari para drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha edhe pse pa përmendur emër dhe mbiemër, ka reaguar për Sali Berishën, sot i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv. Nga Dibra, aty ku ishte në një takim me banorët, Basha thotë se “të korruptuarit”, referuar këtu Berishës, duhet të japin llogari para drejtësisë.

Postimi i plotë

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.

Ky është realiteti prej vitesh thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

SHKARKO APP