Berisha: Në telefonin e pilotit u gjetën numra zyrtarësh të qeverisë. Ja kush e informoi Nokën

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se avioni që ra në Ishëm do të shërbente për transportimin e drogës, për llogari të njerëzve të lidhur me pushtetin.

Duke iu referuar burimeve të tij policore, Berisha deklaron se në telefonin e pilotit italian Guido Guidi janë gjetur numra të zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Në një koment në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri se tentuan të fshihnin ngecjen e avionit në Ishëm, por sipas tij, “piloti trafikant i nxori cullak”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha zbulon se ish-ministri Flamur Noka, i cili informoi publikun nga parlamenti për ngecjen e avionit, u informua nga punonjës të ndershëm të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

STATUSI I PLOTE I BERISHES

Piloti trafikant dhe aerodromi “Saje qorri” nxjerrin cullak Edvinin dhe Tahirin!

Porositesit e droges jane njerezit e tyre.

Te dashur miq, Rama dhe Tahiri fshehen per mbi 5 ore ngecjen e avionit te droges ne Ishem dhe aerodromin e ri te trafikut te droges, te cilin qytetaret dixhital e kane pagezuar si aerodromi “Saje Qorri”. Ata besonin se mund te fusnin ne thes jo vetem aeroplanin por dhe aerodromin dhe se do ta kalonin pa u marre vesh nga media dhe publiku!

Mirepo avionin dhe aerodromin nuk ka thes qe i nxe, madje as thaset virtual te Nastradinit!

Oficere te ndershem nga komisariati i Durresit njoftuan ish ministrin e brendshem Flamur Noka, dhe ai, nga parlamenti informoi shqiptaret per ngjarjen!

Pas ketij denoncimi Rama dhe Tahiri ne parlament sikur te ishin avoketer te Guido Guidit deklaronin ne menyre te perseritur se piloti ishte nisur nga Bari per ne Itali te Veriut dhe se ai thjesht kishte ngaterruar rrugen.

Burime nga policia njoftojne se nje deklarate te tille nuk e kishte bere asnjehere piloti trafikant Guido Guidi.

Por kjo ishte deklarata qe atij do ti Imponohej per te bere ne prokurori, ne menyre qe ai te fshihte te verteten dhe te kthehej ne Itali si nje turist qe thjesht ngaterroi rrugen.

Mirepo Guido, para fytyres se Rames dhe Tahirit zgjodhi interesin e tij. Refuzoi te beje ne hetuesi deklaraten qe Rama dhe Tahiri bene ne parlament, pasi e dinte se fshehja e krimit rendonte ndeshkimin e tij dhe se narko – aeroporti dhe narko – avioni nuk mund te fshiheshin, ndaj dhe pranoi misionin e tij kriminal duke nxjerre keshtu cullak avoketerit e tij me pushtet ministri dhe kryeministri dhe premtoi bashkepunim te plote me drejtesine.

Ne telefonin e tij, si rastesisht, sipas nje burimi policor jane gjetur numra zyrtaresh te larte e shume te larte kanabist te qeverise! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?