Berisha në Tropojë: Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Ramës

Sali Berisha u bëri thirrje tropojanëve dhe të gjithë veriorëve të mos votojnë për Edi Ramën. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është racist.

“Këto zgjedhje janë shumë më tepër, janë shumë më tepër se zgjedhje për qeveri vendore. Janë zgjedhje kundër një njeriu që ka pushtuar, ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe i përdor kundër qytetarëve. Kundër një njeriu që ka zbrazur Tropojën si asnjë pushtim. Ka larguar çdo institucion. Kundër një njeriu, që javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën ekonomike për qarkun e Kukësit në 20 mijë familje.

Një racist i egër! Preu ndihmën ekonomike vetëm pse nuk e votuan në vitin 2013”, tha Berisha përpara tropojanëve.

SHKARKO APP